Assos, i njohur gjithashtu si Behramkale do të mbyllet për punimet rehabilituese në shpat pasi shkëmbinjtë kanë mbërritur pranë portit
Çanakkala
Lokaliteti arkeologjik Assos në provincën veriperëndimore Çanakkala të Turqisë do të jetë i mbyllur për 500 ditë derisa zhvillohen punimet e rehabilitimit në një shpat të afërt pasi në rrugën që të çon në portin antik të Assos filluan të bien shkëmbinj dhe fragmente guri, raporton Anadolu Agency (AA).
Po ashtu janë ndaluar dhe aktivitetet e operatorëve turistikë dhe tregtarëve në portin antik në kuadër të projektit të tenderuar muajin e kaluar nga guvernatori i qarkut Ayvacik në Çanakkala.
Të martën, rruga që të çonte në portin antik u mbyll nga ekipet e xhandarmërisë, e cila ndryshoi planet e vizitorëve.
Në kuadër të projektit, i cili është planifikuar të përfundojë për rreth 500 ditë, shpati pranë portit do të rehabilitohet për të parandaluar që gurët dhe fragmentet e gurëve të paraqesin rrezik mbi portin. Ata kishin filluar të binin për shkak të tërmeteve dhe kushteve natyrore.
Autoritetet thanë se bizneset në rajon do të vazhdojnë aktivitetet e tyre pas përfundimit të punimeve rehabilituese.
Assos, i njohur gjithashtu si Behramkale, ishte një nga qytetet më të rëndësishme portuale të epokës antike dhe posedon trashëgimi kulturore thelbësore nga periudha romake e rajonit, përfshirë teatrin antik, agora, nekropol dhe mure.
Lokaliteti antik, i cili ndodhet 17 kilometra në jug të qarkut Ayvacik, u pranua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 15 prill 2017.
Sipas faqes së internetit të UNESCO-s, Assos, si një qytet-shtet i rëndësishëm në periudhën Arkaike, kishte rolin e tij të rëndësishëm në rajon deri në kohën bizantine.
Arkeologët turq filluan gërmimet në Assos në vitin 1981.
Mbrojtja, promovimi dhe restaurimi i qytetit antik po ndërmerren nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, guvernatori i Çanakkalasë dhe administrata lokale e fshatit Behramkale. |