Fondi i Kursimeve Pensionale njofton se qytetarët që kanë aplikuar prej datës 11 deri më 17 dhjetor, pagesën do ta marrin më 23 dhjetor.
“Të nderuar kontribuues,për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e Trustit.
Të nderuar kontribuues, për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020.
Posted by Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës on Friday, December 18, 2020
Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i cili mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 4 dhjetor. Ky ligj po ashtu parasheh ribursim të mjeteve të tërhequra nga Qeveria për të gjitha atë që kanë kursime deri në 10 mijë euro./UBTNews