UBT News

Qytetarët të shqetësuar me 2€ false, kërkojnë të intervenojnë institucionet

Qytetarët po kërkojnë nga institucionet që të intervenojnë në mënyrë që të evitohen nga qarkullimi monedhat prej 2 euro false. Kryeqytetasit shprehen të shqetësuar me këtë dukuri, madje kërkojnë që edhe bizneset të kenë pajisje që mund t’i verifikojnë parat false.

Synavere Llapaj tha se bizneset nuk duhet që t’i maltretojnë qytetarët, por që nëse e dinë sigurt që s’janë false t’i marrin 2 euro.

“Deri tash nuk e kam pasur problem po ndoshta mundem me pas problem edhe marketet duhet mos me i pranuar ato nëse e kanë me shikuar cila është fals edhe cila nuk është false edhe mos me na i dhënë as neve, mos me na maltretuar”, deklaroi ajo.

Qerim Krasniqi tha se ka filluar që t’i refuzojë këto monedha, duke kërkuar që të bëhen ndryshime në formën e parave metalike.

“Unë po i refuzoj hiç ma larg se sot thashë kthemi kusur katër ka 50 centë nuk dashta me i pranuar 2 euro kusur çka është problemi nuk po kuptoj. unë mendoj që në Evropën e mëhershme është 1 euro, 2 euro, 5 euro, metal pa unazë e ma merr mendja që duhet me bë ndryshim”, deklaroi ai.

Shemsedin Hoxhaj tha se shteti duhet të ndërhyjë në mënyrë që kjo cështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Fetih Azemi tha se nuk po i pengon që shitësit po i kontrollojnë këto monedha a janë false a po jo.

“I kontrollojnë nuk ka problem hale nuk më ka rënë në dorë false”, deklaroi ai.

Qarkullimi i monedhës 2 euro false ka bërë që institucionet të ndërmarrin masa, madje edhe janë arrestuar disa persona e janë konfiskuar një sasi e madhe e të hollave.

Exit mobile version