UBT News

“Quo Vadis, Aida?” – Filmi që përshkroi masakrën e Srebrenicës fiton çmimin kryesor në European Film Awards

Drama e cila përshkruan luftën në Bosnjë gjatë vitit 1995, “Quo Vadis, Aida?”, u nderua me çmimet kryesore në European Film Awards, shkruan UBT News.

Filmi përshkruan tmerret e masakrës së Srebrenicës të kryera nga njësitë e Ushtrisë Serbe të Bosnjës ndaj 8,000 meshkujve boshnjakë dhe përpjekjet fatale të forcave paqeruajtëse të OKB-së për të ndërhyrë.

Në këtë rast, gruaja e cila shkroi, prodhoi e drejtoi filmin, Jasmila Zhbaniq, u nderua me çmimin për regjisoren më të mirë.

“Çmimi u kushtohet grave dhe nënave të Srebrenicës, të cilat janë heroinat më të mëdha dhe frymëzimi më i madh”, u shpreh Zhbaniq për portalin “Avaza” menjëherë pas ndarjes së çmimeve, transmeton UBT News.

Filmi boshnjak e mundi një konkurrencë të ashpër në kategorinë e filmave më të mirë./UBTNews/

Exit mobile version