UBT News

Quentin Tarantino vjen me një projekt ndryshe

Projekti i ardhshëm i regjisorit të njohur, Quentin Tarantino është konfirmuar – dhe nuk është filmi i tij i dhjetë dhe i fundit.

Regjisori po publikon një tjetër libër që do të dalë në treg gjatë vjeshtës. Këtë herë, është një vepër jofiktive, e titulluar “Cinema Speculation”, e cila përshkruhet si një përzierje e teorisë së filmit, kritikës dhe historisë personale, e përshtatur nga filmat kryesorë amerikanë të viteve të ’70-ta. Libri i tij i parë u publikua verën e vitit 2021.

Në një njoftim të kompanisë thuhet se: “Ky libër është sa rigoroz dhe depërtues nga ana intelektuale, aq edhe tërheqës dhe argëtues. Në të njëjtën kohë, kritika filmike, teoria e filmit, një vepër e raportimit dhe historia e mrekullueshme personale, është e gjitha e shkruar me një zë të veçantë që njihet menjëherë si i Tarantinos, dhe me këndvështrimin e rrallë rreth kinematografisë që bëhet i mundur vetëm nga një prej praktikuesve më të mëdhenj të artit. Përveç se shquhet si një prej regjisorëve bashkëkohor më të vlerësuar, Quentin Tarantino, është po ashtu një prej adhuruesve më të mëdhenj të filmit në botë. Për vite me radhë ai ka folur për ndërmarrjen e kthesës eventuale në karrierë, për të shkruar libra për filma. Tani, me librin ‘Cinema Speculation’ ka ardhur koha që kjo gjë të ndodhë. Dhe rezultatet janë gjithçka që fansat e tij të pasionuar dhe të gjithë dashamirët e filmit mund të kishin shpresuar”.

“Cinema Speculation” do të publikohet më 25 tetor./UBTNews/

Exit mobile version