Një përfaqësues i regjisorit 58 vjeçar, konfirmoi shtatzëninë e gruas së tij për E! News.
Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth ishte e para që publikoi lajmin e këngëtares Pick, që ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, duke raportuar se Daniella, vajza e yllit të popit izraelit Svika Pick, do të lindte brenda disa muajve të ardhshëm.
Njoftimi vjen dy vjet pasi çifti mirëpriti një djalë, Leo, në shkurt 2020. Dyshja pothuajse zgjodhën një emër tjetër për foshnjen që prisnin për shkak të raportit së Tarantinos me një Leo tjetër të famshëm.
“Pothuajse nuk ia vumë emrin [Leo] sepse njerëzit do të supozonin se unë e vura emrin e tij sipas Leonardo DiCaprios”, zbuloi Tarantino në “Jimmy Kimmel Live!” në qershor 2021.
“Nuk ka asgjë të keqe me këtë, por unë nuk e bëra. Ai ka marrë emrin e gjyshit të gruas sime, por edhe sepse, në zemrat tona, ai ishte luani ynë i vogël”.
Skenaristi fitues i Oskarit, Tarantino u martua me Pick në vitin 2018, pasi ishte takuar nëntë vjet më parë, ndërsa regjisori promovoi filmin e tij të vitit 2009, “Basterds Inglourious” në Izrael./UBTNews/