Karateistëve kosovarë nuk iu lejua të garojnë me simbolet shtetërore nga Qiproja, njoftoi Federata e Karatesë së Kosovës. Kosova atje po merr pjesë në Kampionatin Evropian për Kadet, Junior dhe grupmoshat U21.
“Sot pas shumë përpjekjesh NUK u lejuam të marrim pjesë si të barabartë me 48 shtetet evropiane pjesëmarrëse në këtë kampionat zyrtar të EKF(Federata Evropiane e Karatesë) meqenëse na u mohua e drejta për përfaqësim me simbolet shtetërore nga institucionet shtetërore të Qipros”, thuhet në komunikatën e FKK-së.
“Dëshpërimi nga nënçmimi ndjehet fuqishëm te të gjithë anëtarët e ekipit kombëtar dhe më gjerë. Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intensiv dhe me qëndrim të përbashkët që të respektohet pjesëmarrja e barabartë në evente sportive”, thuhet tutje në komunikatë.