Përdoruesit e mediave sociale po përpiqen të zgjidhin misterin se përse dhjetëra zogj u përplasën deri në ngordhje në shtetin meksikan të Chihuahua.
Zogjtë – të identifikuar më vonë si “zogj të zinj me kokë të verdhë” – u zbuluan të pajetë në trotuare nga banorët e qytetit Cuauhtémoc, raportoi El Heraldo de Chihuahua në gjuhën spanjolle.
Siç supozohet, ata erdhën si shtegtar nga Kanadaja veriore dhe kishin qenë duke dimëruar në Meksikë.
Shkaku i ngordhjes masive të tyre mbetet i paqartë, por disa spekuluan se zogjtë mund të kenë vuajtur nga efektet e ndotjes së lartë, e cila ka goditur rajonin kohët e fundit.
WARNING: GRAPHIC CONTENT
— Reuters (@Reuters) February 14, 2022
Security footage shows a flock of yellow-headed blackbirds drop dead in the northern Mexican state of Chihuahua pic.twitter.com/mR4Zhh979K