UBT News

Rriten kërkesat e qeverive për largimin e përmbajtjeve të gazetarëve në Twitter

Kompania Twitter pa një rritje të kërkesave gjatë vitit të kaluar nga qeveritë në të gjithë botën për të hequr përmbajtje të postuara nga gazetarët dhe mediat, të dhënat që do të lëshohen për herë të parë nga platforma do të tregojnë.

Në raportin e tij të transparencës që do të botohet të mërkurën dhe një kopje që u pa nga Reuters, Twitter tha se llogaritë e verifikuara të 199 gazetarëve dhe mediave në platformën e saj globalisht ishin subjekt i 361 kërkesave ligjore nga qeveritë për të hequr përmbajtjen në gjysmën e dytë të vitit 2020 , një rritje prej 26% nga gjysma e parë e vitit.

Kompania nuk pranoi të sqaronte se cilat vende paraqisnin kërkesat, ose sa prej kërkesave ligjore që u përkisnin gazetarëve ose medias, janë përmbushur.

Detajet e reja në raportin dyvjeçar të Twitter mbi zbatimin e rregullave të politikave, informacionit dhe kërkesat për largim të disa përmbajtjeve që po merr Twitter dhe platforma tjera duke përfshirë Facebook dhe YouTube, janë në vëzhgim nga qeveritë përreth botës.

Të hënën, Kuba filloi të kufizonte hyrjen në Facebook dhe aplikacionet e mesazheve si Telegram pas protestave të përhapura anti-qeveritare. Muajin e kaluar, Nigeria ndaloi shërbimin e Twitter nga vendi dhe urdhëroi stacionet televizive dhe radio të mos përdorin platformën për të mbledhur informacion.

Twitter tha në raport India ishte tani burimi i vetëm më i madh i informacionit nga qeveritë gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020, duke kaluar Shtetet e Bashkuara, e cila ishte e dyta në vëllimin e kërkesave.

Kompania tha në nivel global se ka marrë mbi 14,500 kërkesa për informacion midis 1 korrikut dhe 31 dhjetorit dhe i’u është përgjigjur rreth 30% të kërkesave.

Kërkesa të tilla për informacion mund të përfshijnë qeveri ose subjekte të tjera që kërkojnë identitetin e njerëzve që postojnë në Twitter nën pseudonime.

Twitter gjithashtu mori më shumë se 38,500 kërkesa ligjore për të marrë përmbajtje të ndryshme, e cila ishte poshtë 9% nga gjysma e parë e vitit 2020.

Twitter është përfshirë në disa konflikte me vendet rreth botës, më së shumti me Indinë rreth rregullave të reja të qeverisë që synojnë rregullimin e përmbajtjes në mediat sociale. Javën e kaluar, kompania tha se kishte punësuar një zyrtar të përkohshëm të pajtueshmërisë në Indi dhe do të emëronte drejtues të tjerë në mënyrë që të pajtoheshin me rregullat.

Kompanitë e mëdha të mediave sociale ishin së fundmi nën kritika këtë javë për abuzimin racist në platformat e tyre drejtuar lojtarëve me ngjyrë të ekipit të kombëtares së Anglisë.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version