Ministria e Drejtësisë ka proceduar për në Qeveri koncept dokumentin e vettingut për sistemin e drejtësisë, i cili pritet të votohet në mbledhjen e radhës.
Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për medie ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se si Qeveri janë zotuar për fuqizim të institucioneve të drejtësisë.
Vettingu sipas saj do të fillohet nga hierarkia me ë lartë në sistemin e drejtësisë dhe do të përfundojë në një afat prej 5 viteve.