Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka propozuar që të futet në shqyrtim vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore nga programi i Rimëkëmbjes Ekonomike për ndërmarrjen publike “Trepça”, për shkak të situatës së krijuar.
“Për shkak të rëndësisë dhe emergjencës së temës që ka të bëjë me Trepçën po propozoj që të futet në shqyrtim propozim i vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e programit të Rimëkëmbjes Ekonomike”, deklaroi ai në mbledhjen e Qeverisë.
Kurse kryeministri Hoti u zotua se kjo do të shqyrtohet pas mbledhjes së Qeverisë me ministrinë e Financave./UBTNews