Qeveria e Kosovës e ka shpallur Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se Kelmendi është shndërruar ikonë e sportit kosovar.
“Majlinda Kelmendi me arritjet e saj është shndërruar në ikonë të sportit kosovar. Ajo i ka dëshmuar rinisë se kur punohet me përkushtim suksesi është i pashmangshëm”.
“Ajo do të merr si pagë mujore 1321 euro në muaj”, tha Çeku.