UBT News

Qeveria ndan paketë të re “Inflacioni 2.0”, mbështetje 100 euro për disa kategori

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar një paketë të re ekonomike të quajtur “Inflacioni 2.0”, me qëllim përballimin e rritjes së çmimeve.

Sipas tij, paketa parasheh mbështetje financiare prej 100 euro për pensionistët, punëtorët e sektorit jo-publik, fëmijët dhe studentët aktivë.

Kurti ka thënë se edhe paketa e mëhershme kundër inflacionit ishte dërguar në Kuvend, por sipas tij ishte bllokuar nga opozita pasi kërkonte shumicë të cilësuar.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për masa që lehtësojnë ndikimin e inflacionit, ndërsa nuk janë dhënë detaje për afatet dhe mënyrën e ekzekutimit të pagesave.

Exit mobile version