UBT News

Qeveria ndan 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës së UÇK-së

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Vendim ky që u miratua në mbledhjen elektronike të qeverisë në detyrë.

“Me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar kërkesa e Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej pesëqind e shtatëdhjetë e nëntëmijë e treqind e dyzet e pesë euro (579,345.00 €) për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të luftës së UÇK-së”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit.

Këto mjete do të shfrytëzohen vetëm për qëllimet e specifikuara me kërkesën Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe shfrytëzimi i tyre do të monitorohet nga komisioni në këtë përbërje, përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Kryesues, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë – anëtar; drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së – anëtar; përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – anëtar./UBTNews

Exit mobile version