Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur sot, ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për Energjinë Elektrike.
Ky dokument ligjor synon të reformojë dhe rregullojë sektorin e energjisë në vend, duke vendosur rregulla dhe masa të reja që garantojnë një furnizim të sigurt, cilësor dhe të qëndrueshëm me energji elektrike.
Sipas njoftimit të ekzekutivit, një vëmendje e veçantë i është kushtuar mbrojtjes së konsumatorëve, duke synuar që energjia të ofrohet me çmime të përballueshme dhe përmes një procesi transparent.
Përveç stabilitetit në furnizim, projektligji adreson edhe aspektet mjedisore, duke u harmonizuar me caqet klimatike të vendit për të siguruar një sektor energjetik që respekton standardet e ekologjisë.
