Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratua projektbuxheti për vitin 2021. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami deklaroi se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro.
Bajrami deklaroi se në vitin 20201, ekonomia e Kosovës pritet të rritet me rreth 5.2 për qind.
“Gjatë 2021 ekonomia e Kosovës pritet të rritet me rreth 5.2 për qind duke u rikthyer në nivelet e ngjashme të regjistruara pas krizës pandemike. Megjithatë parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta”, deklaroi Bajrami./UBTNews