Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka ndër të tjera ka aprovuar ndërtimin dhe rinovimin e katër stadiumeve si projekte kapitale.
Këto projekte janë pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar infrastrukturën sportive në disa qytete kryesore të Kosovës.
Konkretisht, projektet e miratuara përfshijnë, ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Pejë, rinovimin e Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren, ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Ferizaj si dhe rinovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri.
Këto investime janë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës sportive në Kosovë, me qëllim për të mbështetur zhvillimin e sportit dhe për të krijuar më shumë mundësi për ngjarje të nivelit lokal dhe ndërkombëtar./UBTNews/