UBT News

Qeveria holandeze do ta blejë autoportretin e Rembrandtit

Qeveria holandeze po planifikon të blejë një autoportret ikonik të artistit holandez të shekullit të 17-të, Rembrandt van Rijn.

Qeveria po kërkon miratimin e parlamentit për ta blerë veprën Standard Bearer, një vepër që konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme për kulturën dhe historinë holandeze.

Kjo kryevepër e vitit 1636 ka qenë në pronësi të koleksionuesve privatë përfshirë këtu edhe Rothschilds për shekuj me radhë. Vepra do të shkojë në turne para se të shfaqet në Rijksmuseum të Amsterdamit.

Qeveria holandeze do të japë 150 milionë euro për pikturën, ndërsa fondi i muzeut do të shtojë 10 milionë euro të tjera dhe Shoqata Rembrandt 15 milionë euro./UBTNews

Exit mobile version