Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli para kabinetit qeveritar i ka propozuar Kuvendit të Kosovës emrat e bordit të ri të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Ajo ka thënë se bordi i ARKEP përbëhet nga pesë anëtarë ku njëri prej tyre është kryetar, transmeton IndeksOnline.
“Ata janë profesionit të fushës së komunikimeve elektronike dhe postare dhe jemi të bindur që do të punojnë në dobi të sektorit i cili ka rëndësi të madhe për ekonominë”, ka thënë ministrja para kabinetit qeveritar të cilët votuan pro kësaj përbërje.
Ministrja ka propozuar: Nazim Rahimi- kryetar, Lule Ahmeti, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku- Rizaj dhe Arian Qorolli anëtarë.
Këtij propozimi i ka paraprirë shkarkimi i emrave që kishte prozpozuar qeveria Hoti.