Qeveria ushtarake e Mianmarit ka falur mbi 9 mijë të burgosur, në mesin e tyre 114 shtetas të huaj, në shënim të Ditës së Pavarësisë të vendit.
Familjarë e miq të të burgosurve u mblodhën jashtë burgut të Sigurisë së Lartë Insein në Yangon derisa u liruan të burgosurit.
Identiteti i atyre që u liruan nuk dihet ende dhe nuk ka indikacione nëse edhe të burgosur tjerë politik do të lirohen.
Ushtria erdhi në pushtet përmes një grusht shteti në shkurt të vitit 2001 pasi rrëzoi udhëheqësen civile, Aung San Suu Kyi, duke shtypur brutalisht protestat dhe duke shtypur të gjitha format e mospajtimit./UBTNews/