UBT News

Qeveria dyfishon subvencionet në bujqësi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një takim me disa nga vreshtarët dhe verëtarët e komunës së Rahovecit, të cilëve ua shpalosi prioritetet e Qeverisë në përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Hoti tha se u dyfishuan subvencionet për vreshtarët dhe verëtarët.

“Sot, në takim me disa nga vreshtarët dhe verëtarët e komunës së Rahovecit, kemi shpalosur prioritetet e Qeverisë në përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID 19, për dyfishimin e subvencioneve në sektorin e bujqësisë dhe në disa fusha të tjera që ndikojnë në zhvillimin e këtyre sektorëve. Nga 24 milionë, janë bërë 48 milionë euro për subvencione në bujqësi. Për vreshtat, subvencionet rriten nga 1 mijë në 2 mijë euro për hektarë, ndërkaq për litër të verës rriten nga 4 cent në 8 cent për liter.”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version