Karateistja e Kosovës, Qëndresa Ibrahimi, ka mbetur pa medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në kategorinë deri në 55 kilogramë.
Ibrahimi pësoi 4:2 nga karateistja e Bosnjë-Hercegovinës, Nejra Sipoviq.
Rrugëtimin në këtë garë, Qëndresa e nisi me fitore 5:2 ndaj turkes Zumra Im. Në gjysmëfinale, ajo u mposht 9:1 nga marokenia Chaimae Elhayti, duke kaluar më pas në luftën për medaljen e bronztë.
Ndërkohë, karateistja tjetër kosovare, Albulenë Gërvalla, u eliminua në luftën e parë në kategorinë deri në 50 kilogramë. Ajo pësoi 3:1 nga turkja Hiranur Temizel.
Kosova do të ketë edhe karateistë të tjerë në garë gjatë ditës së sotme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
D.L
