Një pjesë e një qarku në shtetin amerikan të Floridës është në karantinë pas zbulimit të një kërmilli gjigant tokësor afrikan, i cili sipas ekspertëve mund të konsumojë mbi 500 lloje bimësh.
Departamenti i Bujqësisë dhe Shërbimeve të Konsumatorit në Florida (FDACS) konfirmoi zbulimin e kërmijve në zonën e New Port Richey të Qarkut Pasco më 23 qershor.
“FDACS do të trajtojë pronat me një moluscicid me bazë metaldehidi (karrem kërmilli). Trajtimi është etiketuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të ShBA për përdorim rezidencial”, tha departamenti në faqen e tij të internetit.
Departamenti paralajmëroi banorët se kërmilli është një nga dëmtuesit më invazivë dhe shkakton dëme bujqësore dhe mjedisore./UBTNews/