Putin “përgëzoi ngrohtësisht presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për Vitin e Ri të ardhshëm, duke theksuar se marrëdhëniet reciproke të dobishme midis Rusisë dhe Turqisë po zhvillohen në mënyrë shumë dinamike, pavarësisht situatës së vështirë ndërkombëtare”, tha Kremlini.
Putin tha se duke vepruar së bashku, Moska dhe Ankaraja do të jenë në gjendje të sigurojnë bashkëpunim të mëtejshëm për të mirën e popullit të tyre në interes të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë.
Sipas Kremlinit, Putin u dërgoi gjithashtu urime feste liderëve të rajonit të Abkazisë së Gjeorgjisë, si dhe Azerbajxhanit, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit, Uzbekistanit, Osetisë së Jugut, Bolivisë, Brazilit, Hungarisë, Venezuelës, Vietnamit, Indisë, Kinës, Kubës, Nikaraguas, Serbisë dhe Sirisë.
Zëdhënësi i Kremlinit tha se Putini nuk do t’i uronte Vitin e Ri Bidenit, Scholzit, Macronit apo liderëve të “vendeve të tjera jomiqësore”./UBTNews/