Presidenti rus, Vladimir Putin, të hënën shpalli fitoren në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, një ditë pasi forcat ukrainase u tërhoqën nga mburoja e tyre e fundit e mbetur e rezistencës në krahinë.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu i raportoi Putinit të hënën se trupat ruse kanë marrë kontrollin e Luhanskut, i cili së bashku me provincën fqinje Donetsk përbën qendrën industriale të Ukrainës, Donbas.
Shoigu i tha Putinit se operacioni u kompletua të dielën pasi trupat ruse pushtuan qytetin e Lysychanskut, bastionin e fundit të forcave ukrainase në Luhansk.
Putin, nga ana tjetër, tha se njësitë ushtarake “që morën pjesë në armiqësi aktive dhe arritën sukses, fitore” në Luhansk, “duhet të pushojnë, të rrisin aftësitë e tyre luftarake”./UBTNews/