Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka pezulluar presidentin rus, Vladimir Putin, si president nderi dhe ambasador. Presidenti rus po ashtu mban rripin e zi në xhudo.
Ky vendim është një nga “sanksionet’ që i janë vënë Rusisë në sport ditëve të fundit. Gara e Formula 1, që pritej të mbahej në Soçi në muajin shtator, u anulua. Edhe finalja e Ligës së Kampionëve u zhvendos nga Shën Peterburgu në Paris./UBTNews/