UBT News

Putini i thotë ambasadores amerikane se mbështetja e SHBA-së për Ukrainën më 2014 është fajtore për konfliktin aktual

Presidenti rus Vladimir Putin i tha ambasadores së re amerikane në Moskë, Lynne Tracy, se mbështetja e Uashingtonit për protestuesit e Maidan në 2014 ishte fajtore për konfliktin në Ukrainë.

“E nderuar zonja Ambasadore, nuk dua të shqetësojë atmosferën e këndshme të paraqitjes së letrave kredenciale dhe e di që mund të mos jeni dakord me mua, por nuk mund të mos them se përdorimi i instrumenteve të tilla nga Shtetet e Bashkuara në politikën e saj të jashtme si mbështetja për të ashtuquajturat ‘revolucione me ngjyra’, mbështetja në këtë drejtim nga Departamenti i Shtetit për grusht shtetin në Kiev më 2014, përfundimisht kanë çuar në krizën aktuale të Ukrainës”, i tha Putin ambasadores Tracy ndërsa pranonte kredencialet e saj.

“[Veprimet e SHBA-së] gjithashtu patën një ndikim negativ në degradimin e marrëdhënieve ruso-amerikane”./UBTNews/

Exit mobile version