UBT News

Putin: Vullnetarët të mirëseardhur për të ndihmuar në luftën me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se do të lejonte vullnetarët të luftonin kundër forcave ukrainase dhe miratoi dorëzimin e sistemeve të raketave perëndimore të kapura te luftëtarët e mbështetur nga Rusia.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi dorëzimin e sistemeve antitank të prodhimit amerikan si Javelin dhe Stinger për luftëtarët nga rajonet Luhansk dhe Donetsk.

Putin, duke folur në një takim të këshillit rus të sigurisë, tha se ai e mbështet një ide të tillë.

Ai tha gjithashtu se ata që dojnë të dalin vullnetarë për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia duhet të lejohen.

Shoigu tha se kishte 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme që ishin gati të vinin për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia.

Exit mobile version