Kremlini njoftoi të premten se presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ndërtimin e muzeve të dedikuara për të përkujtuar ngjarjet e luftës në Ukrainë.
Muzetë, të cilët do të ndërtohen në të gjithë vendin, do të shfaqin ngjarje nga lufta në Ukrainë, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.
Ministria e Mbrojtjes identifikoi artefakte të përshtatshme për t’u ekspozuar në këto muze./UBTNews/