Presidenti rus, Vladimir Putin të hënën urdhëroi ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu që të vazhdojë ofensivën e Moskës në Ukrainë pasi trupat morën kontrollin e të gjithë rajonit të Luganskut.
“Njësitë ushtarake, duke përfshirë grupin Lindje dhe grupin Perëndimor, duhet t’i kryejnë detyrat e tyre sipas planeve të miratuara më parë. Shpresoj që gjithçka do të vazhdojë në drejtimin e tyre siç ka ndodhur në Lugansk deri më tani“, i tha Putin Shoigut.
Shoigu i tha Putinit këtë fundjavë se forcat e Moskës tani ishin në kontroll të plotë të rajonit të Luganskut, një fitore e madhe për Kremlinin më shumë se katër muaj pasi lideri i tij dërgoi trupa në Ukrainë.
Putin përgëzoi trupat ruse për “çlirimin” e rajonit lindor ukrainas të Luganskut, duke shtuar se trupat që morën pjesë në fushatën e Luganskut duhet “të pushojnë dhe të rindërtojnë aftësitë e tyre luftarake”.
Pasi hoqi dorë nga qëllimi i saj fillestar për të pushtuar kryeqytetin, Kiev, pas rezistencës së ashpër të Ukrainës, Rusia i ka përqendruar përpjekjet e saj në sigurimin e kontrollit të plotë të rajoneve Donetsk dhe Lugansk në lindje të Ukrainës. /UBTNews/