UBT News

Putin thotë se po e mendon largimin nga marrëveshja e grurit me Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se është “duke menduar” për largimin nga marrëveshja historike e grurit me Ukrainën, sipas së cilës gruri nga Ukraina e shkatërruar nga konflikti arrin në tregun global.

Ai akuzoi Kievin për përdorimin e korridoreve detare që synojnë të sigurojnë kalim të sigurt për anijet që transportojnë grurë “për të nisur dronët detarë”.

Moska vazhdimisht ka kërcënuar se do të tërhiqet nga marrëveshja vendimtare e cila i mundëson kalimin e sigurt grurit ukrainas që do të eksportohet nëpërmjet Detit të Zi, duke kërkuar garanci për eksportet e saj të plehrave.

Kjo marrëveshje e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të rinovohet më 17 korrik./UBTNews/

Exit mobile version