UBT News

“Putin synon të kapë Donbasin deri në mars”

Një zyrtar i inteligjencës ukrainase tha se ai mendon se luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen gjatë muajve të ardhshëm, pasi qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin është “të pushtojë Donbasin deri në muajin mars”.

“Ne presim ngjarje shumë aktive gjatë periudhës shkurt-mars. Qëllimi i Putinit është të pushtojë Donbasin deri në mars”, tha Andriy Yusov, një përfaqësues i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës.

Andrii Chernyak, një tjetër përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, tha se ka shenja se Rusia po përgatitet për një ofensivë të madhe për të kapur pjesët lindore të vendit.

Komentet erdhën pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të lartë ukrainas paralajmëruan se Rusia po planifikon një ofensivë të re të madhe në muajt e ardhshëm, duke u kërkuar vazhdimisht aleatëve perëndimorë më shumë armë, tanke dhe avionë luftarakë./UBTNews/

Exit mobile version