Presidenti rus, Vladimir Putin i ka ndarë dekoratë shtetërore aktorit të Hollivudit, Steven Seagal.
Yllit 70-vjeçar i është ndarë Urdhri i Miqësisë së Rusisë për punën e tij ndërkombëtare humanitare dhe kulturore.
Dekreti veçonte punën e Seagal si përfaqësues special i ministrisë së jashtme për lidhjet humanitare me SHBA-në dhe Japoninë.
Në vitin 2021, aktori amerikan thuhet se iu bashkua një partie pro-Kremlinit dhe verën e kaluar ai vizitoi një pjesë të kontrolluar nga Rusia të Ukrainës lindore për t’u takuar me një udhëheqës separatist të mbështetur nga Rusia./UBTNews/