UBT News

Punonjësit e Netflixit protestojnë për shfaqjen e Dave Chappelle

Rreth 100 persona kanë protestuar jashtë selisë së Netflixit për shfaqjen e një komedie speciale të Dave Chappelle, që ata thonë se ishte transfobike.

Stafi i Netflix dhe aktivistët transgjinorë organizuan protestën jashtë zyrave të gjigantit të transmetimit në Los Angeles.

Protestuesit i kanë bërë thirrje Netflixit të financojë më shumë projekte me talente transgjinorë, dhe masa të tjera për të shmangur “transfobinë dhe gjuhën e urrejtjes”.

Të famshmit e tjerë LGBT, sikurse Elliot Page dhe Lilly Wachowski, shprehën mbështetje në rrjetet sociale.

Netflix po përballet me polemika edhe për “The Closer”, në të cilën ylli i stand-up komedisë, Chappelle thotë “gjinia është një fakt” dhe se njerëzit LGBT janë “shumë të ndjeshëm”.

Stafi i Netflix bëri thirrje për tubimin, megjithëse është e paqartë se sa nga ata punonjës ishin mes protestuesve jashtë zyrave./UBTNews

Exit mobile version