Punimet e profesorit të UBT-së, Masar Gjaka, në bashkëpunim me profesorë të njohur ndërkombëtarë të shkencave sportive, Mauro Mandorino, Antonio Tessitore dhe Antonio Figuerido janë publikuar në revistën shkencore “Biology of Sport”.
Profesori Gjaka së bashku me profesorët tjerë ndërkombëtarë, kanë trajtuar faktorët e dëmtimeve dhe rrezikun tek lojtarët e rinj në futboll, punim ky i ndarë në dy pjesë, e që shtjellon në detaje incidencën e lëndimeve dhe faktorët e rrezikut tek lojtarët e të dy gjinive.
Në pjesën e dytë të punimit: “Injury incidence and risk factors in youth soccer players: a systematic literature review”, shpërfaqen rezultatet të cilat ndërlidhen me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm të rrezikut të lëndimeve tek futbollistët e rinj siç janë: asimetria e gjymtyrëve të poshtme, statusi i pjekurisë, lodhja dhe rikuperimi joadekuat, ngarkesat e mëdha e pozicioni i lojës.
Duke u marrë parasysh ndërlidhja komplekse e këtyre faktorëve, ky punim i profesorëve Masar Gjaka, Mauro Mandorino, Antonio Tessitore dhe Antonio Figuerido, ka potencuar edhe njëherë rëndësinë e identifikimit të lojtarëve me rrezik të lartë për t’u lënduar, duke zhvilluar strategji të duhura për parandalimin e lëndimeve tek futbollistët e rinj.
Ky publikim vjen në saje të bashkëpunimit që ka Fakulteti Shkencat e Sportit dhe Lëvizjes në UBT me profesorë të njohur ndërkombëtarë, në mënyrë që kontributi i këtij programi përveç në nxjerrjen e gjeneratave të reja të profesionistëve, të jetë edhe në kontribut të zhvillimit të mëtutjeshëm të shoqërisë në fushën e shkencave të sportit dhe lëvizjes.
Në linqet në vazhdim mund të gjeni punimet e plota të publikuara në revistën Biology of Sport: Injury incidence and risk factors in youth soccer players: a systematic literature review – Pjesa e parë