UBT News

Puma nuk do ta sponsorizojë më ekipin kombëtar të futbollit të Izraelit

A ball with the logo of German sportswear maker Puma is displayed in Herzogenaurach, southern Germany on March 1, 2023, during the company's annual press conference. (Photo by Christof STACHE / AFP)

Brendi sportiv Puma do t’i japë fund sponsorizimit të ekipit kombëtar të futbollit të Izraelit, raportoi The Financial Times.

Sipas raportimit të mediumit, vendimi i kompanisë për të mos e vazhduar kontratën me Asociacionin e Futbollit të Izraelit u bë një vit më parë. Raportohet se ky vendim nuk ndërlidhet me thirrjet për bojkot, porse u bë për arsye financiare. Në bazë të kësaj, Puma nuk do ta furnizojë ekipin e Izraelit me fanella vitin tjetër. Brendi nuk do ta vazhdojë bashkëpunimin as me ekipe të tjera kombëtare sikurse ai i Serbisë.

Disa aktivistë pro-Palestinës e kanë akuzuar brendin për mbështetje të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, akuza të cilat Puma i mohon. Vitet e fundit aktivistët kanë mbajtur protesta jashtë dyqaneve të markës Puma. Thirrja për bojkotimin e produkteve të brendit u intensifikua që nga fillimi i luftës./UBTNews/

Exit mobile version