66 pacientë janë të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë si pasojë e komplikimeve pneumonike apo sëmundje kronike të mushkërive. Ndërsa 25 tjerë janë pacientë që e kanë kaluar koronavirusin, por që dëmi në mushkëri është i madh te ta.
Flamur Marku, doktor në Pulmologji thotë për Ekonomia Online se kjo klinikë problemin më të madh e ka me mungesën e hapësirave, pasi kërkesat për hospitalizime dhe komplikime të mushkërive janë shumë më të mëdha.
Madje ai tha se klinika është e mbushur me 66 pacientë si pasojë e komplikimeve qoftë pneumonike apo sëmundjes kronike të mushkërive.
“Në fakt ne nuk kemi të shtruar pacientë me covid pozitiv sepse ata tani trajtohet në klinikën infektive derisa ka vende atje. Ne kemi 25 raste post-covid. Klinika e mushkërive është e mbushur me 66 pacientë si pasojë e komplikimit qoftë pneumoni apo edhe sëmundje kronike të mushkërive apo kancer të mushkërive. Problemin më të madh i kemi hapësirat, numrin e kufizuar të vendeve për shkak se kërkesat për hospitalizime dhe komplikime të mushkërive janë shumë më të mëdha sesa kapacitet e hospitalizimit që i kemi ne. I gjithë problem është numri i vendeve sepse për kapacitetet tjera bëhet punë e madhe”, tha Marku.