Christian Pulisic duket se është tejet i motivuar për takimin me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
Ylli i Chelseat ka thënë se ata mezi presin të takohen të martën me Los Blancos në gjysmëfinalen e garës më të madhe për klube në Evropë.
“Çelësi është që të shijojmë momentin, gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve nuk vijnë çdo ditë, kështu që jemi të lumtur, personalisht ka disa javë që mezi pres këtë ndeshje”, ka thënë Pulisic.
“Udhëtimi me kombëtare më ndihmoi paksa me formën, por tani dua ta mbaj formën dhe ta ndihmoj skuadrën të fitojë betejat e mëdha”.
“Ata kanë shumë eksperiencë, por neve na duhet të kemi vetëbesim dhe ne kemi bërë rrugë të madhe deri këtu, ne duhet të besojmë në aftësitë e skuadrës dhe të marrim rezultat pozitiv”.
“Unë nuk do të doja të luaja kundër Chelseat, dhe ky është statusi që duam të kemi, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë ndeshje”, përfundoi ai.