Aktori Penn Badgley u rikthye si vrasësi Joe Goldber në sezonin e tretë të serialit “You”, dhe atij i është bashkuar edhe një personazh: djali i tij.
Traileri i serialit është lansuar, dhe u bë e ditur se premiera e këtij sezoni do të jetë më 15 tetor, e premte.
Sezoni i tretë i serialit flet për martesën e Joe dhe Love (Victoria Pedretti). Ata bekohen me një djalë, të cilin e pagëzojnë me emrin Henry. Siç zbulon traileri, Goldberg diskuton për emrin që do t’ia vendosin djalit duke u kthyer në momentet ikonike të sezonit të dytë përpara se të vendoste përfundimisht për emrin e Henry.
Në trailerin e filmit, Joe pranon se ka frikë se djali i tij mund të trashëgojë anën e tij negative.
“You” është bazuar në romanet më të shitura të Caroline Kepnes dhe në sezonin 3 do të shfaqen aktorët Tati Gabrielle, Dylan Arnold, Shalita Grant, Travis Van Winkle, Scott Speedman, Michaela McManus, Shannon Chan-Kent, Ben Menhl, Chris O’Shea dhe Christopher Sean./UBTNews