UBT News

Publikohet traileri i parë i “Spider-Man: Brand New Day”

Pas një pritjeje pesëvjeçare, është publikuar traileri i parë i filmit të shumëpritur Spider-Man: Brand New Day, ku Tom Holland rikthehet në rolin e Peter Parker-Spider-Man.

Pamjet e para zbulojnë një kapitull të ri për heroin, i cili përpiqet të rindërtojë jetën e tij pas ngjarjeve të Spider-Man: No Way Home. Pas magjisë së Doctor Strange, bota ka harruar ekzistencën e Peter Parker, duke e detyruar atë të veprojë në fshehtësi si mbrojtës i New York-ut.

Në këtë film, Spider-Man bashkon forcat me Mark Ruffalo në rolin e Bruce Banner dhe Jon Bernthal si Punisher. Ndërkohë, Zendaya rikthehet si MJ, megjithëse me një rol më të kufizuar krahasuar me filmat e mëparshëm.

Sipas përshkrimit zyrtar, katër vite pas ngjarjeve të fundit, Parker heton një seri krimesh që e çojnë drejt një misteri më të madh, ndërsa përballet edhe me pasoja personale dhe sfida të reja fizike.

Filmi shërben gjithashtu si një paraprijës për Avengers: Doomsday dhe është pjesë e Fazës së Gjashtë të Marvel.

Regjinë e mban Destin Daniel Cretton, i njohur për Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings.

Në kast bëjnë pjesë edhe Jacob Batalon, Sadie Sink, Liza Colón-Zayas dhe Michael Mando.

“Spider-Man: Brand New Day” pritet të dalë në kinema më 31 korrik.

Exit mobile version