Netflixi ka lansuar trailerin e parë të gjysmës së dytë të sezonit të pestë të serialit “La Casa de Papel”, që do të jepet premierë globalisht më 3 dhjetor.
Episodet finale të serialit shënojnë fundin e vjedhjes. Sezoni final i “La Casa de Papel” erdhi në dy pjesë. Gjysma e parë u publikua më 3 shtator, kurse gjysma e dytë publikohet më 3 dhjetor.
Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për më shumë se 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti i tyre më i errët është mbi ta pasi kanë humbur një person të bandës.
Profesori është kapur nga Sierra dhe për herë të parë nuk ka një plan arratisjeje./UBTNews