Amber Heard është rikthyer në botën e aktrimit.
Traileri i parë për “In the Fire” shfaq Heard, si një psikiatre amerikane që udhëton në Kolumbi për një fëmijë që vendasit besojnë se është i pushtuar nga djalli.
Heard tha në një deklaratë “Ndihem e nderuar që jam pjesë e kësaj pune dhe që jam udhëheqëse në vizionin e regjisorit Conor Allyn”, vazhdoi ajo. “Ndihem me fat që jam e rrethuar nga një kast kaq i mrekullueshëm. Ata janë po aq të përkushtuar dhe magjik sa personazhet që luajnë”.
Heard mori pjesë në Festivalin e 69-të të Filmit në Taormina në Itali më 24 qershor për të mbështetur premierën botërore të filmit. Ajo i tha PEOPLE në festival se filmi i ri është “një film i bukur për efektin dhe forcën pothuajse të mbinatyrshme të dashurisë”.
“Ka të bëjë me kufijtë që dashuria mund të kapërcejë dhe krijimin e saj, dhe me të vërtetë për fuqinë që ka”, u shpreh Amber në atë kohë.
Megjithëse ishte filmuar më parë, “In the Fire” është filmi i parë i aktores që debuton që nga gjyqi i saj i diskutueshëm për shpifje me ish-bashkëshortin Johnny Depp. Juria ishte kryesisht në favor të Depp vitin e kaluar. Muaj më vonë, ata arritën një marrëveshje dhe ajo i pagoi atij 1 milion dollarë.
Regjisori i “In the Fire”, Allyn tha për PEOPLE në Festivalin e Filmit në Taormina se Heard “ka një të ardhme tepër të ndritshme përpara”.
“Mendoj se “In the Fire” tregon talentin e saj si aktore. E di që kjo është diçka për të cilën ajo është shumë krenare dhe është diçka që ne jemi shumë të emocionuar ta paraqesim për publikun”, deklaroi ai. In the Fire del në kinema në 13 tetor./Lapsi.al