UBT News

Publikohet traileri i dytë i sezonit të fundit të “La Casa de Papel”

Të mërkurën Netflix publikoi trailerin zyrtar të sezonit të fundit të “La Casa de Papel”. Pjesa e dytë e sezonit të pestë do të shfaqet premierë në gjigantin e transmetimit më 3 dhjetor.

Ngjarja fokusohet në dy grabitje: Një në fabrikën e prodhimit të parave të Spanjës dhe më pas një të Bankës së Spanjës.

Netflix shkroi në Twitter: “Grabitjes më të madhe në botë po i vjen fundi. Episodi i fundit publikohet më 3 dhjetor”.

Sezoni final i “La Casa de Papel” erdhi në dy pjesë. Gjysma e parë u publikua më 3 shtator, kurse gjysma e dytë publikohet më 3 dhjetor./UBTNews

Exit mobile version