Netflix ka shpërndarë trailerin e parë të plotë për dokumentarin e tij të ardhshëm mbi kujdestarinë e Britney Spears, të titulluar “Britney vs Spears”, njofton UBT News.
Traileri një minutësh hapet me një regjistrim të zërit të këngëtares, duke thënë: “Unë thjesht dua jetën time përsëri”. Në një klip tjetër ajo thotë, “Unë kam punuar gjithë jetën time … nuk u kam borxh këtyre njerëzve asgjë”, duke i bërë jehonë kundërshtimit të saj të gjatë ndaj kujdestarisë.
Traileri gjithashtu përfshin skena nga protestat e lidhura me lëvizjen #FreeBritney, si dhe informacion në lidhje me një raport konfidencial për rastin e Spears, i cili me sa duket u zbulua gjatë xhirimeve.
Spears ka kritikuar më parë dokumentarë e tjerë mbi jetën e saj dhe betejat ligjore, përfshirë atë të New York Times, “Framing Britney Spears”.
“Këta dokumentarë janë hipokritë“, tha ajo në një postim në Instagram në maj. “Ata kritikojnë mediat dhe pastaj bëjnë të njëjtën gjë”./UBTNews