Pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, është publikuar renditja e përditësuar e favoritëve për fitimin e Topit të Artë, ku vlerësohen paraqitjet individuale, ndikimi te skuadrat dhe arritjet gjatë gjithë sezonit.
Në vendin e parë është ngjitur ylli i Barcelonës dhe kampioni i botës me Spanjën, Lamine Yamal, i cili konsiderohet favoriti kryesor për të fituar çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Një nga surprizat më të mëdha të renditjes është pozicioni i Kylian Mbappe, i cili mbetet jashtë tre vendeve të para, pavarësisht se e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës. Mungesa e trofeve me Real Madridin ndikoi në renditjen e tij.
Në vendin e dytë renditet Michael Olise, pas një sezoni mbresëlënës me Bayern Munich dhe paraqitjeve të mira me Francën, ndërsa podiumin e kompleton Harry Kane, i cili humbi terren pas eliminimit të Anglisë në fazën përfundimtare të Botërorit.
Top 15 favoritët për Topin e Artë 2026:
- Lamine Yamal (Barcelona)
- Michael Olise (Bayern Munich)
- Harry Kane (Bayern Munich)
- Kylian Mbappe (Real Madrid)
- Vitinha (Paris Saint-Germain)
- Pedri (Barcelona)
- Declan Rice (Arsenal)
- Erling Haaland (Manchester City)
- Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain)
- Lionel Messi (Inter Miami)
- Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain)
- Luis Diaz (Bayern Munich)
- Rodri (Manchester City)
- Joao Neves (Paris Saint-Germain)
- Cole Palmer (Chelsea)
Triumfi i Spanjës në Kupën e Botës ka ndikuar ndjeshëm në garën për Topin e Artë, me Lamine Yamalin që shihet si kandidati kryesor për ta fituar trofeun, falë ndikimit të tij në suksesin historik të kombëtares spanjolle dhe paraqitjeve të shkëlqyera gjatë gjithë sezonit.
D.L
