UBT News

Publikohet posteri i filmit për princeshën Diana

Është publikuar posteri i parë i filmit “Spencer”, filmi i ardhshëm që pasqyron rreth tri ditë në jetën e Dianës, princeshës së Uellsit, me protagoniste Kristen Stewart dhe nën drejtimin e Pablo Larraínit.

Posteri u publikua një javë para se ky film biografik të shfaqet premierë në festivalin e filmit në Venecia.

Në fotografi shfaqet Stewart e përkulur dyfish dhe duke qarë në një fustan të gjerë të bardhë, i cilit duket sikurse version i fustanit “Diaghilev” që Diana Spencer e kishte veshur në raste më të veçanta. Fustani u dizejnua nga David dhe Elizabeth Emanuel, të cilët gjithashtu krijuan fustanin e saj të nusërisë.

Ky është filmi i dytë i kinematografisë që përpiqet të shfaqë jetën e princeshës së ndjerë, pas filmit “Diana” të vitit 2013, ku Dianën e portretizonte aktorja Naomi Watts.

Spencer paraqet jetën e princeshës, duke u përqëndruar në tri ditë të rëndësishme në fillim të viteve 1990, afërsisht rreth vitit 1992.

Storia zhvillohet në familjen mbretërore në Sandringham Estate, ku ata zakonisht i kalonin pushimet. Princesha Diana vendos të ndahet nga princi Charles./UBTNews

Exit mobile version