UBT News

Publikohet portreti i mbretit Charles III në ditëlindjen e tij

Një fotografi e re është publikuar në shënim të ditëlindjes së mbretit, i cili sot mbush 74 vjet. Fotografia shfaq mbretin të mbështetur pas një lisi të lashtë në Windsor.

Pallati Buckingham ka njoftuar se mbreti do të marrë rolin e Ranger of Windsor Great Park, një post të cilin dikur e mbante babai i tij, princi Philip.

Mbreti Charles III do ta festojë ditëlindjen privatisht. Kjo është ditëlindja e parë e mbretit qëkur u bë monark pas vdekjes së Mbretëreshës./UBTNews/

Exit mobile version