UBT News

Publikohet orari i ndeshjeve të Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll

FBK-ja ka publikuar orarin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll që mbahet këtë javë në Suharekë.

Turneu final i Kupës së Kosovës do të mbahet nga e mërkura deri të dielën.

Të mërkurën do të përballet Rahoveci me Trepçën, e Golden Eagle Ylli me Bashkimin.

E të enjten do të ndeshen Ponte Prizreni me Vëllaznimin dhe Peja me Sigal Prishtinën. Në ndeshjet e Kupës së Kosovës në basketboll do të lejohen nga 200 shikues.

Exit mobile version