Një portret i papublikuar më parë i Mbretëreshës Elizabeth II, ku shfaqej ajo duke buzëqeshur, u publikua nga pallati Buckingham në prag të funeralit të saj.
I realizuar nga fotografi Ranald Mackechnie në maj para festimeve të Jubileut të Platinit, fotografia shfaq monarken e ndjerë të veshur në blu në Kështjellën Windsor.
Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral të Skocisë. Ajo mbretëroi për 70 vjet – më shumë se çdo monark tjetër i Mbretërisë së Bashkuar. Fronin e ka trashëguar djali i saj i madh, Charles, i cili tani njihet me emrin Mbreti Charles III./UBTNews/