UBT News

Publikohet lista, ky do të jetë fituesi i Topit të Artë

Sipas disa raportimeve nga media të ndryshme botërore, “Topin e Artë” këtë vit do ta fitojë ylli argjentinas Lionel Messi.

Kjo vjen si shkak i një publikimi të listës së përpiluar nga “france.football”, ku në të shihet qartë se prin Lionel Messi, para yjeve si Robert Lewandowski e Karim Benzema.

Kurse, ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo thuhet se nuk gjendet në Top 3, në fakt ai renditet në vendin e pestë pas mesfushorit të Chelseat Jorginho.

Ndërkaq, ylli egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah renditet menjëherë pas Ronaldos, respektivisht në pozitën e gjashtë.

Më poshtë mund ta gjeni listën e publikuar të “france.football” për fituesin e Topit të Artë.

Lionel Messi – Barcelona/PSG – 645 pikë

Robert Lewandowski – Bayern Munich – 631 pikë

Karim Benzema – Real Madrid – 483 pikë

Jorginho – Chelsea – 328 pikë

Cristiano Ronaldo – Juventus/Manchester United – 184 pikë

Mohamed Salah – Liverpool – 152 pikë

Exit mobile version